24 Janar 2018•Përditësim: 25 Janar 2018
ANKARA (AA) - Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë të shtunën e kaluar njoftoi se ka filluar operacioni në Afrin nën emrin "Dega e Ullirit”, operacion i cili ka pasur reagime në shenjë mbështetje nga shtete të shumta, mes të cilave edhe Rusia, SHBA, Franca, Bitania, Gjermania, Holanda dhe Katari, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria ruse është shfaqur me diskursin se operacioni është zhvillim që ka lindur si rezultat i irritimit të Turqisë nga ana e SHBA-ve.
Përderisa deklarata më e ashpër e Washingtonit ishte se janë shumë të shqetësuar për gjendjen e civilëve. Ndërkaq, krahu i departamentit të shtetit dhe ushtrisë përdorën një gjuhë mirëkputimi ndaj shqetësimeve legjitime të Ankarasë për sigurinë e vendit.
Shtetet e BE-së poashtu kanë shprehur shqetësim për shumë arsye. Ndërkaq, Franca ka parapëlqyer një gjuhë ndjeshmërie me Turqinë.

Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se, “Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 20 janar 2018, në ora 17.00 (sipas orës lokale) kanë nisur 'Operacionin Dega e Ullirit’ me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veri-perëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre".