Rastet me COVID-19 rriten në pesë shtete arabe
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Omanit tha se katër persona kanë vdekur nga COVID-19, duke rritur numrin e vdekjeve në 108

Ankara
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri(COVID-19) sot është rritur në Oman, Bahrein, Kuvajt dhe Libi, sipas autoriteteve të tyre shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Omanit tha se katër persona kanë vdekur nga COVID-19, duke e rritur numrin e vdekjeve në 108.
Edhe 1.043 raste të reja u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin në 24.524, tha Ministria.
Në Bahrein, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 3 vdekje për shkak të virusit, ndërsa 317 persona u testuan pozitivë ndaj sëmundjes.
Numri i vdekjeve në Kuvajt është rritur në 298 pasi dy persona vdiqën nga sëmundja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se janë regjistruar 511 infektime të reja, duke e çuar shifrën në 36.431, ndërsa 772 persona janë shëruar, duke arritur numrin e të shëruarve në 27.531.
Në Libi, dy persona humbën jetën nga virusit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10, sipas Qendrës Kombëtare të vendit për Kontrollin e Sëmundjeve.
Qendra tha se janë regjistruar 36 raste të reja, duke arritur numrin e infektimeve të përgjithshme në 454.
Në Marok, Ministria e Shëndetësisë tha se janë regjistruar 45 infektime të reja, duke e çuar shifrën në 8.838.
Numri i vdekjeve në vend mbetet në 212, ndërsa numri i të shëruarve është rritur në 7.779 pasi 14 pacientë u shëruan nga virusi.