Halit Süleyman,Levent Tok
17 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
RAKKA (AA) - Gjatë operacionit të Rakkës së organizatës terroriste PKK/PYD me mbështetjen e SHBA-ve janë vrarë të paktën 1.873 civilë, ndërsa më shumë se 450 mijë civilë janë zhvendosur nga vendet e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rrjeti i aktivistëve "Raka po masakrohet në heshtje" në deklaratën e tyre nga rrjetet sociale tha se gjatë operacionit të PKK/PYD me mbështetjen e SHBA-ve e cila kishte filluar më 6 qershor, janë kryer 3.829 sulme ajrore.
Në dekalaratë thuhet se kanë humbur jetën të paktën 1873 civilë ndërsa më shumë se 450 mijë civilë janë zhvendosur nga vendet e tyre.