Ahmed al-Masri,Murat Tan
17 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
DOHA (AA) - Katar ka dërguar 3 avionë me ndihma mjekësore në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, për trajtimin e personave të plagosur në sulmin terrorist, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtar të Katarit, QNA, në avionët e dërguar në Somali me udhëzimin e Emirit të Katarit, Shejh Temim bin Hamed Al Thani, ka mjete mjekësore që do të përdoren për trajtimin e personave të plagosur në sulmin terrorist. Gjithashtu është theksuar se edhe ekipet e shëndetësisë së Katarit me të njëjtin avion kanë arritur në Somali.
Më tej është bërë ditur se ekipet shëndetësore të pajisur me pajisje mjekësore do të marrin pjesë në operacione në Somali, ndërsa disa të plagosur do të transferohen jashtë vendit për përfundimin e trajtimit të tyre.
Në sulmet me bombë të kryer ditën e shtunë në Mogadishu, humbën jetën më shumë se 300 persona.