Halit Süleyman
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
HUMUS (AA) - Qyteti i lashtë Palmyra (Tedmur) sërish ka rënë nën kontrollin e plotë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga aktivistët lokalë në Tedmur, Ömer Hamza, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se pas sulmeve që militantët e DEASH-it kanë ndërmarrë që prej disa ditësh kanë marrë nën kontroll të plotë për herë të dytë qytetin antik në lindje të Humusit nga forcat e regjimit sirian.
Hamza tha se vazhdojnë konfliktet intensive përreth qytetit. "Avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë kanë bombarduar pozicionet dhe bazat e DEASH-it përreth qytetit", tha ai.
Organizata terroriste DEASH pas konflikteve intensive më 20 maj 2015 pati marrë nën kontroll qytetin Palmyra. Ndërsa në marsin e kaluar qyteti kishte rënë sërish nën kontrollin e forcave të regjimit.
Palmyra para luftës së brendshme në Siri ishte një prej qendrave turistike më të rëndësishme të vendit, ku çdo vit mijëra turistë dyndeshin në rajon për të vizituar qytetin antik.