Bota

Qytetarët e rajonit prej sot pa test PCR në Serbi

Policia Kufitare e BeH-së mori një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilën thuhet se udhëzimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 14 janar

Bojana Stojanovic   | 14.01.2021
Qytetarët e rajonit prej sot pa test PCR në Serbi

Beograd

Që nga sot, qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Malit të Zi nuk kanë nevojë për test negativ të PCR për të hyrë në Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia Kufitare e BeH-së mori një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilën thuhet se udhëzimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 14 janar.

Udhëzimi i ri përcakton se një test negativ PCR jo më i vjetër se 48 orë është i domosdoshëm për personat nga vendet me situatë të pafavorshme epidemiologjike, përveç Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Informacioni mbi kushtet tjera të hyrjes në Serbi mund të merret vetëm nga autoritetet kompetente të shteteve në fjalë, konstatoi Policia Kufitare e BeH-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın