Handan Kazancı
13 Mars 2020•Përditësim: 13 Mars 2020
Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) njoftoi se edhe 3 persona kanë rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një kumtese, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 2 persona nga një grup turistësh gjermanë që tashmë ishin nën mbikëqyrje, kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.
Një shtetas i Qipros Veriore i cili nëntë ditë më parë është kthyr nga Britania e Madhe gjithashtu është diagnostifikuar me Covid-19.
Të martën, ministri i Shëndetësisë, Ali Pilli njoftoi rastin e parë të koronavirusit në vend, që ishte një turiste 65-vjeçare nga Gjermania.
Qiproja Veriore tashmë ka njoftuar se të gjitha shkollat, si masë parandaluese, do të mbyllet deri më 15 mars.
Lajmi erdhi pas njoftimit të së hënës se 2 raste të virusit janë zbuluar në Qipron Greke, që ishin rastet e para të konfirmuara në ishullin e ndarë.
Pas paraqitjes së tij në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi u cili zyrtarisht njihet si Covid-19, është përhapur në më shumë se 120 vende të botës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur pandemi botërore të koronavirusit.