Eşref Musa
22 Dhjetor 2020•Përditësim: 23 Dhjetor 2020
Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Sirisë, Abdurrahman Mustafa, duke falënderuar Anadolu Agency (AA), ndau mirënjohje për shkak të informimit të botës mbi të vërtetat e rajonit.
Mirënjohja ndaj AA-së u dha në ndërtesën e Këshillit Fisnor të qytetit Azaz në Siri.
Gazetari i AA-së për Sirinë, Ömer Koparan, u dekorua me mirënjohje nga Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Sirisë, Abdurrahman Mustafa, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Fisnor, Salem Abdulaziz Muslat.
Mustafa në fjalimin e tij në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjes tha se AA informon botën rreth zhvillimeve në Siri.
Ai tha se AA luan një rol të madh në përcjelljen e kërkesave të vërteta dhe të drejta të popullit sirian në mënyrë objektive.
"Falënderojmë stafin e Anadolu Agency që punon në Siri për përpjekjet e tyre në çështjen e Sirisë. Ne u paraqesim atyre këtë mirënjohje simbolike vlerësimi", tha Mustafa.