Fuat Kabakçı
05 Shtator 2017•Përditësim: 05 Shtator 2017
XIAMEN (AA) - Përfundoi Samiti i Liderëve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që filloi nën kryesinë e Kinës, më 3 shtator, raporton Anadolu Agency (AA).
Samitin e BRICS që u organizua në qytetin jugor të vendit Xiamen, e ndoqën më shumë se 3 mijë gazetarë vendas dhe huaj, ndërsa morën pjesë më shumë se 1.200 përfaqësues të botës së biznesit nga 80 shtete dhe rajone të mbarë botës.
Në BRICS i cili mbledh së bashku 47 për qind të popullsisë botërore dhe 23 për qind të vëllimit ekonomik të botës, përveç përfaqësuesve të shteteve të BRICS morën pjesë edhe Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Çan-oça, Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, Presidenti i Guinesë, Alpha Conde dhe Presidenti i Taxhikistanit, Imamali Rahman nën emrin "BRICS Plus".
Në mbledhjet e mbajtura në kuadër të samitit, është diskutuar për testimet bërthamore të Koresë së Veriut, terrorizmin, korrupsionin dhe proteksionizmin tregtar, ndërsa iu dha mbështetje ekonomisë botërore të hapur dhe gjithëpërfshirës si dhe sistemit multilateral tregtar.
Gjatë mbledhjeve u trajtuan edhe çështjet siç tregtia, infrastruktura, ekonomia, siguri kibernetike, dhe e-tregtia mes liderëve të BRICS dhe përfaqësuesve të shteteve të tjerë pjesëmarrëse.
Presidenti kinez, Xi Jinping, i cili kryesonte mbledhjet, bëri thirrje që BRICS t'i japë rëndësi ekonomisë së hapur dhe gjithëpërfshirëse, sistemit multilateral tregtar dhe bashkëpunimit fito-fito. Ai tërhoqi vëmendjen në atë se në marrëveshjet multilaterale janë duke kaluar kohë të vështira dhe se nuk luftohet mjaftueshëm kundër ndryshimet klimatike.
Shtetet anëtare të BRICS që nga themelimi e deri më tani pjesën e tyre në ekonominë botërore e kanë rritur prej 12 për qind në 23 për qind. Ndërkohë është bërë e ditur se samiti i dhjetë i BRICS që do të mbahet vitin e ardhshëm do të organizohet në qytetin Johannesburg të Afrikës së Jugut.