Mustafa Melih Ahıshalı
19 janar 2017•Përditësim: 20 janar 2017
TEHRAN (AA) - Teksa ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me numrin personave të vdekur si pasojë e shembjes pas një zjarri të një qendre biznesi 17 katëshe në kryeqytetin e Iranit, Teheran, njoftohet se nën rrënoja kanë mbetur të paktën 30 zjarrfikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i zjarrfikëses së Teheranit, Xhelal Meleki i cili ka folur për agjencinë e lajmeve Mehr, ka deklaruar se nën rrënoja kanë mbetur të paktën 30 zjarrfikës si pasojë e shembjes së ndërtesës, teksa vazhdonin punimet për shuarjen e zjarrit në orët e para të mëngjesit në qendrën e biznesit Plasku.
Mësohet se janë plagosur edhe rreth 70 persona, ndërsa për numrin e personave të vdekur ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare. Ndërkohë vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për personat e mbetur nën rrënoja.
Në orët e para të mëngjesit ishte përfshirë nga zjarri ndërtesa e qendrës së biznesit, e cila më pas u shemb gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve.