Hakan Ceyhan Aydoğan
19 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
MOSKË (AA) – Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se SHBA-të janë ftuar në takimet për Sirinë që janë paraparë të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, raporton Anadolu Agency (AA).
Lavrov është pyetur nga gazetarët në një program në Moskë se me çfarë kushte Rusia do t’i ftojë SHBA-të të marrin pjesë në Astana, ku Lavrov është përgjigjur se “Madje SHBA-të janë ftuar”.
Ndërkohë, zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Mihail Bogdanov ka bërë të ditur se kanë zhvilluar takim me ambasadorin amerikan në Moskë John Tefft, ku kanë folur në lidhje me krizën e Sirisë dhe takimet në Astana.
Në një deklaratë të mëhershme, Lavrov kishte theksuar se në Astana duhen ftuar edhe Kombet e Bashkuara dhe përfaqësues të administratës së re amerikane.
Lavrov ishte shprehur se shpreson që në Astana të përfaqësohet edhe administrata e Donald Trump, e cila do ta nisë zyrtarisht detyrën më 20 janar, duke thënë më tej se ky do të mund të ishte takimi i parë zyrtar mes administratës Trump dhe Rusisë në lidhje me çështjen e Sirisë.