Fatma Esma Arslan
22 Mars 2018•Përditësim: 22 Mars 2018
ANKARA (AA) - Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK, kanë tentuar të bëjnë propagandë njollosjeje nëpërmjet plaçkitjes së shtëpive të kryer nga organizata terroriste DEASH në vitin 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa llogari në median sociale të afërta me organizatën terroriste kanë kaluar në veprim për të njollosur Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS), pas pastrimit të qendrës së Afrinit nga terroristët me operacionin "Dega e Ullirit" të ndërmarrë nga TSK dhe ULS.

Fotografitë e vendosura në qarkullim në median sociale me gënjeshtrën "Këtu është Azezi, po shiten sendet e plaçkitura në Afrin" u zbulua se janë fotografi që janë shkrepur në vitin 2015.
Në pamje vërehet një treg ku shiten produktet, sendet që DEASH-i ka plaçkitur nga shtëpitë e popullatës Jezidi në Rakka në vitin 2015.
Dihet se mbështetësit e organizatës në median sociale kanë përshpejtuar postimet e gënjeshtrave të ngjashme pas pastrimit të Afrinit nga terroristët.
Ndërsa në anën tjetër ULS-ja ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet me dy anëtarë të saj që janë përfshirë në plaçkitjet në Afrin dhe ka bërë të ditur se do të ketë sanksione serioze në rastin e situatave të ngjashme.