Ekip
22 Mars 2018•Përditësim: 23 Mars 2018
KUDS (AA) – Një grup izraelit i të drejtave njeriut ka theksuar se marrëveshja e arritur midis prokurorëve ushtarakë izraelitë dhe palestinezes adoleshte të burgosur Ahed al-Tamimi, e cila do të qëndrojë pas grilave tetë muaj, zbulon rolin e gjykatës në “mbrojtjen” e okupimit izraelit gjatë dekadave të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dje, një gjykatë ushtarake izraelite arriti një marrëveshje me avokatët e 16 vjeçares al-Tamimi, me të cilën adoleshentja do të kalojë tetë muaj burg shkaku i shuplakës të cilën ia kishte dhënë një ushtari izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Si pjesë e marrëveshjes, al-Tamimi do të pranojë katër akuza të sulmit, përfshirë shuplakën e filmuar ndaj ushtarit izraelit”, raportoi e përditshmja izraelite Haaretz.
Marrëveshja, e cila poashtu përfshin një gjobë prej 1.500 dollarësh që do të duhet ta paguaj al-Tamiimi, u arrit gjatë seancës së djeshme në gjykimin e al-Tamimit.
Ushtarët izraelitë arrestuan adoleshenten nga shtëpia e saj pranë Ramallahut dhjetorin e kaluar. Kur nëna e saj shkoi tek autoritetet lokale duke kërkuar informacione rreth vajzës së saj, poashtu edhe ajo u arrestua.
Al-Tamimi u akuzua për “sulm” ndj trupave izraelite pasi një video doli në internet, ku shihej al-Tamimi duke i dhënë një shuplakë një ushtari izraelit, i cili kishte shkelur oborrin e familjes së saj.
Kushëriri i al-Tamimit, i cili poashtu shihet në video, u arrestua më vonë.
Ndërkohë, nëna e al-Tamimit, poashtu është dënuar me tetë muaj burg dhe një gjobë prej 1.700 dollarësh, për “nxitje” dhe “sulme”.
“Skenar i njëjtë”
“Çdo vit, qindra të mitur palestinezë i nënshtrohen të njëjtit skenar”, tha B’Tselem, një grup izraelit i të drejtave të njeriut.
“Marrja në pyetje (e të dyshuarve) shpesh përfshin kërcënime, abuzime verbale dhe nganjëherë dhunë fizike. Qëllimi i vetëm është që të marrin të miturit (palestinezë) të pranojnë ose të japin informacione për të tjerët”, thekson B’Tselem për mes një deklarate me shkrim.
“Të miturit pajtohet që të pranojnë fajësinë si pjesë e nje ujdie për pranimin e fajësisë. Ata e nënshkruajnë atë në mënyrë që ata të mund të rifillojnë jetën e tyre normale sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi të vuajnë dënimin me burg të përcaktuar në ujdin e fajësisë”, shton deklarata.
Sipas shifrave palestineze, rreth 6.400 palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë dhjetra gra dhe fëmijë.
Rreth 450 prej tyre janë duke u mbajtur nën atë që Izraeli e quan “paraburgim administrativ” ku nuk përballen as me gjykim e as me akuzë.