Bota

Putin nënshkruan dekretin për pezullimin nga marrëveshja bërthamore

Kremlini njoftoi se vendimi u miratua për shkak të “shkeljes së kushteve të marrëveshjes” nga SHBA-të dhe se pezullimi do të mbetet në fuqi deri në “eliminimin e shkeljeve nga ana e SHBA-ve”

Elena Teslova  | 04.03.2019 - Përdıtësım : 05.03.2019
Putin nënshkruan dekretin për pezullimin nga marrëveshja bërthamore

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pezulluar Moskën nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kremlini njoftoi se vendimi u miratua për shkak të “shkeljes së kushteve të marrëveshjes” nga SHBA-të dhe se pezullimi do të mbetet në fuqi deri në “eliminimin e shkeljeve nga ana e SHBA-ve”.

Në dekadat e fundit bota ka dëshmuar rrënimin e bazës ligjore ndërkombëtare për çarmatim.

Në tetor të vitit 2001, presidenti i atërhershëm i SHBA-ve, George Bush, paralajmëroi tërheqjen e njëanshme të vendit të tij nga Marrëveshja e Raketave Anti-Ballistike, e cila konsiderohej si shtyllë e sigurisë ndërkombëtare.

Në tetor të vitit 2018, presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi tërheqjen e Washingtonit nga marrëveshja INF.

Më 2 shkurt, në një përgjigje hakmarrëse, presidenti rus tha se Moska pezullon detyrimet e saj nga marrëveshja INF, veprim i cili ligjerisht hyri në fuqi me nënshkrimin e këtij dokumenti.

Marrëveshja gjerësisht është parë si një gurthemel i sigurisë evropiane në epokën e pas Luftës së Ftohtë, pasi SHBA-të dhe Rusia e nënshkruan atë në vitin 1987. Kjo marrëveshja të dy vendet i ndalonte të posedojnë dhe testojnë lëshimin e raketave tokësore me një distancë prej 300 deri 3.100 milje (900 deri 5.500 kilometra).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.