Ali Cura
19 Shkurt 2022•Përditësim: 19 Shkurt 2022
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për trajnimin e qytetarëve rezervë që janë të ngarkuar me përgjegjësinë për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas dekretit të Putinit i cili është publikuar në portalin e internetit për Informacionin Ligjor të Rusisë, shtetasve të Federatës së Rusisë të cilët janë në rezervë lidhur me detyrat ushtarake në Forcat e Armatosura Ruse, Gardën Kombëtare Ruse, Institucionet e sigurisë shtetërore dhe institucionet e Shërbimit Federal të Sigurisë, u bëhet thirrje që të marrin pjesë në trajnimin për vitin 2022.
Gjithashtu me vendimin, Këshilli i Ministrave dhe administratat e rajoneve federale udhëzohen që të thërrasin qytetarët e detyruar për trajnim ushtarak dhe të sigurojnë zbatimin e aktiviteteve përkatëse.
Sipas ligjeve federale ruse, personat e ngarkuar me detyrën në rezervë nuk mund të thirrjen në trajnim më shumë se një herë në 3 vjet.