Dmitri Chirciu
18 Dhjetor 2019•Përditësim: 18 Dhjetor 2019
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me krizën në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Liderët theksuan se kriza e Libisë duhet të zgjidhet me rrugë politike. Rusia dhe Franca konfirmojnë mbështetjen e tyre ndaj përpjekjeve për ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Gjermanisë për zgjidhjen e krizës", thuhet në një njoftim nga Kremlini.
Gjithashtu në bisedën telefonike liderët kanë diskutuar edhe për Idlibin dhe rajonin verilindor të Sirisë, ku ata kanë theksuar se duhet të luftohet kundër terrorizmit dhe se në këtë çështje duhet të hidhen hapa të koordinuara.
Në njoftimin ku është rikujtuar Samiti i Liderëve në formatin e Normandisë, që u zhvillua javën e kaluar në Paris me pjesëmarrjen e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, thuhet se: "Putin ka vënë në dukje se vendimet e marra duhet të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme, përfshirë statusin e veçantë të Donbas-it, vendosjen e armëpushimit dhe shkëmbimin e të burgosurve".
Gjatë bisedës njoftohet se u diskutua edhe çështja e transportimit të gazit rus në Evropë përmes Ukrainës.