Bota, Shkencë dhe Teknologji

Prototipi i SpaceX zbarkon me sukses në fluturimin testues

Prototipi SN15 i Starship fluturoi rreth 10 minuta në lartësi të madhe në përpjekjen e tij të pestë

Fuat Kabakcı  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Prototipi i SpaceX zbarkon me sukses në fluturimin testues Foto: Spacex

Ankara

Prototipi SN15 i anijes hapësinore të gjeneratës së re Starship, të cilën kompania amerikane e hapësirës dhe aviacionit SpaceX po planifikon ta dërgojë në Mars, zbarkoi me sukses në fluturimin testues, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prototipi SN15 i Starship fluturoi rreth 10 minuta në lartësi të madhe në përpjekjen e tij të pestë.

Duke arritur një lartësi prej 10 kilometrash pasi u ngrit nga toka në fluturimin testues në Gjirin e Meksikës, SN15 filloi të ulej.

Starship zbarkoi me sukses. Pjesa e sipërme e pistës ku ra anija u lag me ujë në mënyrë që të mos shkaktonte zjarr.

Fluturimet e mëparshme testuese të anijes më 9 dhjetor 2020 dhe 2 shkurt, 3 mars dhe 6 prill rezultuan në një shpërthim gjatë uljes.

SpaceX synon të përdorë Starship në ekspeditat me njerëz në Hënë dhe Mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın