Said Amuri,Zeynep Tüfekçi
27 Gusht 2017•Përditësim: 28 Gusht 2017
JERUSALEM (AA) – Mbahet protestë për shpejtimin e hetimeve për “korrupsion” ndaj kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu , transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës së Izraelit "Yediot Ahronot", protestuesit u mblodhën përballë shtëpisë së kryeprokurorit të Izraelit, Avihai Mandelblit, ku kërkuan përshpejtimin e hetimeve lidhur me Netanyahun.
Netanyahu për një kohë të gjatë po përballet me disa hetime për korrupsion. Ndërkaq opinioni publik dhe politikanët e Izraelit kërkojnë dorëheqjen e tij.
Netanyahu 4 herë është marrë në pyetje për pretendime të marrjes së ryshfetit dhe të korrupsionit. Ai i cili i ka mohuar akuzat ndaj tij, po i akuzon mediat në vend “se po përpiqen që ta rrëzojë qeverinë e partisë Likud", në krye të së cilës ndodhet.
Hetimet të cilat vazhdojnë në lidhje me Netanyahun janë për “marrjen e parave në mënyrë të papërshtatshme nga biznesmenët, ndikimi me një pronar të mediave që të bëjë transmetime në dobi të tij dhe përfshirja e emrit të tij në korrupsion në marrjen e nëndetëses nga Gjermania”.