Nour Mahd Ali Abu Aisha,Ali Semerci
08 Qershor 2017•Përditësim: 09 Qershor 2017
GAZA (AA) - Dhjetëra gra palestineze janë tubuar për të shprehur solidaritetin e tyre për gratë palestineze të cilat ndodhen në burgjet e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Tubimi është organizuar nga Lëvizja Xhihad, ndërsa protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime ku kërkohej lirimi i grave palestineze që ndodhen në burgjet izraelite.
Një nga zëdhënëset e kësaj lëvizjeje, Amine Hamid, në një fjalim të mbajtur në këtë takim ka thënë: "Gratë palestineze që mbahen në burgjet izraelite janë preh e torturave dhe veprimeve krejtësisht në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare".
Hamid e cila ka kujtuar Izraelin se duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare, ka dënuar gjithashtu faktorin ndërkombëtar që sipas të cilës rrinë duarkryq ndaj këtyre shkeljeve.
Ajo ka kërkuar nga faktori ndëkrombëtar që t'i bëjë presion Izraelit në lidhje me përmirësimin e kushteve të burgjeve për gratë e burgosura palestineze.
Një ish i burgosur, Tarik Ebu Shelluf, ka thënë se Izraeli ka arrestuar 15 mijë gra palestineze që prej vitit 1967, ndërsa ka shtuar se tashmë 56 prej tyre ndodhen në burgje.
"Gratë e burgosura janë preh e torturave fizike dhe psikologjike në burgjet dhe qendrat hetimore. Herë pas herë bëhen bastisje momentale, gjë kjo që është në kundërshtim me të drejtat e tyre", ka thënë ai në vijim të fjalës së tij.
10 palestinezë të arrestuar
Nga ana tjetër radioja e ushtrisë izraelite, ka thënë sot se në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, janë arrestuar 10 palestinezë, 3 prej të cilëve janë fëmijë të moshës 13-16 vjeç.
Sipas raporteve të përgatitura nga organizata të ndryshme, thuhet se në burgjet izraelite ndodhen mbi 7 mijë palestinezë, 481 prej të cilëve nga Jerusalemi Lindor, vend ky i pushtuar nga kolonët izraelitë.