Protesta kundër Trumpit në disa qytete amerikane
Protestat janë mbajtur në disa qytete kryesore të vendit si New York, Los Angeles, Boston, Houston, Seattle, Portland, San Francisco, Denver dhe Columbus janë mbajtur protesta

New York
NEW YORK (AA) - Gratë në të gjithë SHBA-në kanë protestuar kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke mos vajtur në punë ditën e parë të javës. Në protesta iu është bërë thirrje delegatëve të Kolegjit Zgjedhor që të mos zgjedhin Trumpin për president, raporton Anadolu Agency (AA).
Me arsyen për "urrejtjen ndaj grave dhe kundër të huajve" të Trump në qytetet kryesore të vendit si New York, Los Angeles, Boston, Houston, Seattle, Portland, San Francisco, Denver dhe Columbus janë mbajtur protesta.
Gratë e mbledhura në protestën e zhvilluar në Columbus Circle të New York-ut kanë marshuar deri në rrugën pranë Trump Tower, në bulevardin e 5-të para Trump International Hotel dhe Tower.
Protesta në New York e organizuar nga Ann Massaro (68) dhe studentja Isabella Gutierrez ka nisur me fjalimin e dramaturges së famshme Eve Ensler. Teksa ajo lexonte tekstin e shkruar protestuesit kanë brohoritur me sloganet "Trupi im është zgjedhja ime", "Nuk është presidenti im" dhe "Paguaj taksat".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.