Kasım İleri
27 Janar 2017•Përditësim: 27 Janar 2017
WASHINGTON (AA) - Në Washington është protestuar kundër dekreteve që presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar në javën e parë të detyrës së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Afërsisht 300 protestues shumica e të cilëve amerikanë të bardhë kanë protestuar me slogane kundër Trumpit pranë Shtëpisë së Bardhë.
Protestuesit duke reaguar kundër dekretit që Trump ka nxjerrë për ndërtimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë, krahas pankartës me mbishkrimin "Jo ndalesës, jo murit", ata kanë hapur edhe shumë pankarta të tjera në gjuhën spanjolle.
Grupi i cili ka protestuar kundër planit të Donald Trumpit për refugjatët dhe për kufizimin e hyrjeve kryesisht nga disa vende të muslimanëve në SHBA, kanë mbajtur në duar edhe pankartat me mbishkrimet si "Jemi bashkë me muslimanët", "Ndal së përndjekuri muslimanët" dhe "Padrejtësia në një vend është kërcënim në çdo vend."