Betül Yürük
27 Janar 2017•Përditësim: 27 Janar 2017
OKB (AA) - Zv/sekretari i Përgjithshëm, përgjegjës për çështjet humanitare në OKB dhe koordinatori i situatave emergjente, Stephen O'Brien, duke paralajmëruar se në Jemen mund të përjetohet mungesë e ushqimit nëse nuk ndërhyhet urgjentisht tha se "Banorët e Jemenit janë duke vdekur në heshtje", raporton Anadolu Agency (AA).
O'Brien, në një fjalim në Këshillin e Sigurisë në OKB ka tërhequr vëmendjen se kriza humanitare në Jemen po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.
Pasi ka vënë në dukje se 14 milionë persona të cilët përbëjnë 80 për qind të popullatës në vend kanë nevojë për ndihma ushqimore, O‘Brien është shprehur se "Nëse nuk merren menjëherë masa, Jemeni do të përballet me një skenar të mungesës së ushqimit dhe se populli i Jemenit është duke vdekur në heshtje."
Ndër të tjera duke paralajmëruar se në Jemen afërsisht 2 milionë njerëz për të mbijetuar kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare, ai tha se 2,2 milionë fëmijë janë të ekspozuar ndaj kequshqyerjes ekstreme dhe se në çdo 10 minuta 1 fëmijë nën moshën 10-vjeçare humb jetën për shkak të sëmundjeve të cilat mund të parandalohen.
O‘Brein gjithashtu ka shtuar se brenda disa viteve mund të konsumohet gruri pasi Jemeni është i varur nga importi, për arsyen se bankat e huaja tashmë nuk pranojnë të bashkëpunojnë me bankat tregtare të vendit.
Prej një kohe të gjatë Jemeni është pjesë e konflikteve të armatosura si pasojë e destabilizimit politik në vend, ku sipas të dhënave të OKB-së në konfliktet e deritanishme në Jemen kanë humbur jetën afërsisht 10 mijë civilë.