Cüneyt Karadağ
25 gusht 2021•Përditësim: 25 gusht 2021
Pretendohet se Gjermania do t'i japë fund këtë fundjavë operacionit të evakuimit të shtetasve të saj dhe punonjësve lokal nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat gjermane, operacioni i përbashkët i evakuimit i kryer nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes, do të përfundojë të shtunën ose të mërkurën.
Si arsyetim për përfundimin e operacionit u tregua se SHBA-ja do të fillojë tërheqjen e njësive dhe pajisjeve të veta ushtarake para 31 gushtit, dhe se me këtë rast do të krijohet një rrezik i sigurisë.
Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes është përmbajtur të mohoj lajmet në fjalë.