Presidenti ukrainas Zelenskyy mbërrin në Türkiye
Zelenskyy do të takohet nesër me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Kompleksin Presidencial në Ankara
Ankara
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Ankara për t’u takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.
Avioni me Zelenskyyn dhe delegacionin e tij u ul në Aeroportin Esenboğa të Ankarasë në orët e mbrëmjes.
Presidenti ukrainas u prit nga zyrtarë në aeroport.
Zelenskyy do të takohet nesër me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
