Presidenti turk në një bisedë me homologun e tij iranian dënon sulmet izraelite ndaj Iranit
Erdoğan shprehu ngushëllime për jetët e humbura në sulmet izraelite dhe tha se sulmet janë pjesë e përpjekjeve të kryeministrit izraelit për të sabotuar negociatat bërthamore

Stamboll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, ku ka dënuar sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe ka paralajmëruar se ato rrezikojnë përshkallëzimin në rajon, transmeton Anadolu.
Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, dy presidentët diskutuan konfliktin Izrael-Iran së bashku me çështje më të gjera rajonale dhe globale.
Erdoğan shprehu ngushëllime për jetët e humbura në sulmet izraelite dhe tha se sulmet janë pjesë e përpjekjeve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të sabotuar negociatat bërthamore.
Ai gjithashtu theksoi se Izraeli po përpiqet të shpërqendrojë komunitetin ndërkombëtar nga gjenocidi në Gaza.
Presidenti turk tha se Ankaraja po monitoron nga afër raportet për një rrjedhje të mundshme bërthamore në objektin e Natanzit të Iranit dhe riafirmoi se diplomacia është e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara për çështjet bërthamore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.