Presidenti sirian do të marrë pjesë në samitin e klimës COP30 në Brazil
Kjo do të jetë hera e parë që një president sirian merr pjesë në një konferencë klimatike të OKB-së që kur kjo seri samitesh nisi në vitin 1995
Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa do të marrë pjesë të enjten në samitin klimatik COP30 në Belem të Brazilit, i cili zhvillohet nga 6 deri më 21 nëntor, njoftoi sot presidenca siriane, transmeton Anadolu.
Zyra e medias e presidencës tha se Sharaa do të zhvillojë vizitë zyrtare në Brazil më 6-7 nëntor për t’iu bashkuar samitit, i cili mbledh dhjetëra liderë botërorë.
Kjo do të jetë hera e parë që një president sirian merr pjesë në një konferencë klimatike të OKB-së që kur kjo seri samitesh nisi në vitin 1995, tha zyra.
Pas samitit, pritet që Sharaa të udhëtojë në Washington për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
