Bota

Presidenti rus Putin viziton zonën e betejës në Ukrainë

Shefat ushtarakë rusë pretendojnë se Ukraina humbi qytetet Pokrovsk në Donetsk, Volchansk në Kharkiv dhe Dobropillia në Zaporizhzhia

Elena Teslova  | 02.12.2025 - Përdıtësım : 02.12.2025
Presidenti rus Putin viziton zonën e betejës në Ukrainë

Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi sot zonën e betejës në Ukrainë, tha Kremlini, transmeton Anadolu.

Putini mori informacione nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov si dhe nga komandantët ushtarakë të grupit Qendër, Valery Solodchuk dhe grupit Vostok, Andrey Ivanaev, sipas një deklarate të Kremlinit.

Putini u informua për situatën në vijën e frontit. Sipas shefave ushtarakë rusë, qytetet Pokrovsk në rajonin e Donetskut dhe Volchansk në rajonin e Kharkivit kanë rënë nën kontrollin rus.

Presidenti rus falënderoi komandantët dhe ushtarët dhe theksoi rëndësinë e suksesit të arritur në zonën e Pokrovskit. "Kjo do të sigurojë që ne të zgjidhim vazhdimisht të gjitha detyrat kryesore me të cilat përballemi dhe që u vendosën fillimisht në fillim të operacionit special ushtarak", tha Putini.

Gerasimov raportoi se forcat e Ukrainës po përpiqen të zhbllokojnë grupet e saj të rrethuara në drejtimet Kupiansk dhe Pokrovsk dhe kanë nisur kundërsulme në drejtime të tjera.

Komandanti i grupit Vostok, Ivanaev foli për progresin në rajonet Zaporizhzgia dhe Dnipropetrovsk. Ai pretendon se forcat ruse hynë në Huliaipole dhe pushtuan vendbanimin Dobropillia.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy më parë konfirmoi se situata në rajone, e përmendur nga shefat ushtarakë rusë, mbetet më e tensionuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın