Ali Cura
29 Shtator 2023•Përditësim: 29 Shtator 2023
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin në Moskë u takua me Khalifa Haftarin, udhëheqësin e forcave të armatosura në lindje të Libisë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij për agjencitë ruse të lajmeve, Peskov deklaroi se Putin u takua me Haftarin në Kremlin. "U diskutua për situatën në Libi dhe rajonin në përgjithësi", tha ai.
Burimet libiane njoftuan se Haftari është takuar me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu gjatë vizitës së tij në Moskë.