Riyaz ul Khaliq
15 Maj 2019•Përditësim: 16 Maj 2019
ANKARA (AA) - Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për unitet midis kombeve aziatike mes luftës tarifore të vendit të tij me SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin e tij kryesor në konferencën mbi “Dialogun e qytetërimeve aziatike” në Pekin, Xi u bëri thirrje vendeve të lejojnë edhe qytetërimet e tjera të zhvillohen, përderisa zhvillojnë të tyren.
“Ne duhem të lëmë qytetërime të ndryshme në botë, të gjithë në lulëzim të plotë”, u shpreh ai.
Ai shtoi se nuk do të ketë përplasje qytetërimesh për sa kohë që njerëzit janë në gjendje të vlerësojnë bukurinë e tyre.
Siç raportoi gazeta “South China Morning Post”, Xi paralajmëroi detyrimin e një civilizim në të tjera dhe përshkroi një veprim të tillë si “katastrofik”.
“Nëse dikush mendon se raca dhe qytetërimi i tyre është më i lartë dhe këmbëngul në zëvendësimin e qytetërimeve të tjera, kjo do të ishte një ide idiote dhe akt katastrofik”, deklaroi Xi.
Raportimi i gazetës tha se konferenca është projektuar për të shfaqur “fuqinë e butë” të Pekinit.
Më herët, një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Kiron Skinner, përshkroi konkurrencën strategjike me Kinën si “një luftë me një qytetërim vërtetë të ndryshëm dhe një ideologji të ndryshme”.
SHBA-të dhe Kina janë në një luftë tregtare. Të dyja palët kanë rritur tarifat për mallrat nga të dy vendet.