Bota

Presidenti kinez apelon për unitet midis kombeve aziatike

“Nëse dikush mendon se raca dhe qytetërimi i tyre është më i lartë dhe këmbëngul në zëvendësimin e qytetërimeve të tjera, kjo do të ishte një ide idiote dhe akt katastrofik”, deklaroi Xi

Riyaz ul Khaliq   | 15.05.2019
Presidenti kinez apelon për unitet midis kombeve aziatike

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për unitet midis kombeve aziatike mes luftës tarifore të vendit të tij me SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij kryesor në konferencën mbi “Dialogun e qytetërimeve aziatike” në Pekin, Xi u bëri thirrje vendeve të lejojnë edhe qytetërimet e tjera të zhvillohen, përderisa zhvillojnë të tyren.

“Ne duhem të lëmë qytetërime të ndryshme në botë, të gjithë në lulëzim të plotë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nuk do të ketë përplasje qytetërimesh për sa kohë që njerëzit janë në gjendje të vlerësojnë bukurinë e tyre.

Siç raportoi gazeta “South China Morning Post”, Xi paralajmëroi detyrimin e një civilizim në të tjera dhe përshkroi një veprim të tillë si “katastrofik”.

“Nëse dikush mendon se raca dhe qytetërimi i tyre është më i lartë dhe këmbëngul në zëvendësimin e qytetërimeve të tjera, kjo do të ishte një ide idiote dhe akt katastrofik”, deklaroi Xi.

Raportimi i gazetës tha se konferenca është projektuar për të shfaqur “fuqinë e butë” të Pekinit.

Më herët, një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Kiron Skinner, përshkroi konkurrencën strategjike me Kinën si “një luftë me një qytetërim vërtetë të ndryshëm dhe një ideologji të ndryshme”.

SHBA-të dhe Kina janë në një luftë tregtare. Të dyja palët kanë rritur tarifat për mallrat nga të dy vendet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın