Ekip
05 Nëntor 2018•Përditësim: 06 Nëntor 2018
TEHERAN (AA) - Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, është zotuar të anashkalojë sanksionet e rinovuara të SHBA-ve ndaj vendit të pasur me naftë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve gjysmë zyrtare të Iranit, Mehr, gjatë një takimi me zyrtarë të Ministrisë iraniane të Ekonomisë, presidenti iranian tha se “Republika Islamike e Iranit mund dhe do të shesë naftën e saj”.
Rouhani tha se Washingtoni është bërë më i izoluar pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore e muajit maj të vitit 2015 me Teheranin.
“Pothuajse të gjitha vendet në botë, përveç disave, janë duke qëndruar me ne kundër SHBA-ve dhe kjo është fitore e diplomacisë sonë”, tha Rouhani.
SHBA-të rinovuan të gjitha sanksionet e tërhequra mbi Iranin pas një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015 me Teheranin. Sanksionet synojnë eksportet e naftës, anijeve dhe bankave të Iranit, të gjitha pjesë thelbësore të ekonomisë iraniane.
“Me ndihmën dhe unitetin e popujve, ne duhet t’i bëjmë amerikanët të kuptojnë se nuk mund të flasin me kombin e madh iranian me gjuhën e presionit dhe sanksioneve. Ata duhet të dënohet. Ajo që amerikanët po bëjnë sot është se po ushtrojnë presion vetëm tek popujt. Sot, ne nuk jemi të vetmit që jemi të zemëruar për politikat e SHBA-ve, madje edhe kompanitë dhe qeveritë evropiane janë të zemëruara me to”, deklaroi Rouhani.
Duke theksuar se u ka thënë liderëve botërorë se në këtë rast “me krenari do të shkelin sanksionet e SHBA-ve”, Rouhani tha se, “Sipas rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit OKB-së, të gjitha vendet në botë janë të detyruar të marrin një qëndrim kundër SHBA-ve”.
Zyrtarët amerikanë thonë se ata kërkojnë të “ndryshojnë” sjelljen iraniane me sanksionet dhe se ata kanë dalë me 12 kërkesa me qëllim që Irani të bie dakord në këmbim të riheqjes së dënimeve ekonomike.
Të gjithë nënshkruesit e tjetrë, Kina, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Irani, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuara, qëndrojnë në marrëveshjen bërthamore pavarësisht tërheqjes së SHBA-ve.
Marrëveshja i siguroi Iranit miliarda dollarë në lehtësim nga sanksionet ndërkombëtare në shkëmbim të frenimit dhe inspektimeve të programit të tij bërthamor.