Bota

Presidenti iranian: Jemi në fazën e fundit të sanksioneve

"Ne jemi në fazën e fundit të sanksioneve. Unë e di se sa joefektive është kjo fjalë. Ne duhet të vijmë në pikën ku të hiqen sanksionet. Shpresojmë që sanksionet do të hiqen deri në fund të kësaj qeverie", tha Presidenti iranian, Hassan Rouhani

Muhammet Kurşun  | 16.06.2021 - Përdıtësım : 16.06.2021
Presidenti iranian: Jemi në fazën e fundit të sanksioneve

Teheran

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj vendit të tij janë në fazën e fundit dhe se ai shpreson që ato të hiqen gjatë mandatit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në kryeqytetin Teheran, Rouhani bëri një deklaratë në lidhje me negociatat dhe sanksionet e vazhdueshme të marrëveshjes bërthamore në Vjenë.

Rouhani deklaroi se ai kishte mundësinë të investonte të paktën 50-60 miliardë dollarë në hua nga vendet e tjera, por sanksionet e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e parandaluan këtë.

Duke përmendur negociatat në Vjenë, presidenti i Iranit tha se, "Ne jemi në fazën e fundit të sanksioneve. Unë e di se sa joefektive është kjo fjalë. Ne duhet të vijmë në pikën ku të hiqen sanksionet. Shpresojmë që sanksionet do të hiqen deri në fund të kësaj qeverie".

Duke iu referuar politikës së brendshme, Rouhani, tha se në procesin për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 qershor, u bënë padrejtësi të mëdha gjatë miratimit të kandidatëve dhe procesit të propagandës.

Rouhani, i cili nuk mund të kandidonte për president sepse shërbeu dy mandate radhazi, ai tha se, "Zgjedhjet janë të rëndësishme për ne. Ne nuk duhet të mërzitemi për kutitë e votimit. Ne duhet të shkojmë te kutia e votimit dhe të votojmë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın