Ferdi Türkten
24 Shtator 2019•Përditësim: 25 Shtator 2019
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, i cili vazhdon takimet e tij zyrtare në New York, ku ndodhet për mbledhjen e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar Rama.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura për median në qendrën e përgjithshme të OKB-së.