Mümin Altaş
15 Qershor 2021•Përditësim: 15 Qershor 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot herët në mëngjes arriti në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për të zhvilluar vizitë zyrtare ku do të takohet me presidentin azerbajxhanas, Ilham Aliyev, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan u mirëprit në Aeroportin Ndërkombëtar të Bakut, Heydar Aliyev, nga zëvendës-kryeministri Yaqub Eyyubov, zëvendës-ministri i Jashtëm Halef Halefov, ambasadori i Azerbajxhanit në Turqi, Hazar Ibrahim dhe ambasadori i Turqisë në Azerbajxhan, Cahit Bagci.
Ai shoqërohej nga Zonja e Parë Emine Erdogan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidentit, Ibrahim Kalin, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) Omer Çelik dhe kreu i delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Osman Askin Bak.
Si pjesë e vizitës së tij zyrtare, Erdoğan do të udhëtojë në qytetin Shusha në Malësinë e Karabakut, i cili u çlirua nga pushtimi armen në nëntor të vitit 2020 nga ushtria azerbajxhanase pas 28 vjetësh.
Ai do të mirëpritet me një ceremoni zyrtare në Shusha nga presidenti Aliyev.
Pas një takimi privat, Erdoğan dhe Aliyev do të marrin pjesë në një ceremoni nënshkrimi, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media dhe do të bëjnë një turne në qytet.