Bota

Siri, sulm ajror ndaj bazës së Gardës Revolucionare të Iranit në Deir ez-Zor

Deir ez-Zor i cili ndodhet pranë kufirit Siri-Irak, është një qytet në pozicionin që siguron lidhjen tokësore e cila shtrihet nga Irani në Liban

Mohamad Misto, Eşref Musa  | 15.06.2021 - Përdıtësım : 15.06.2021
Siri, sulm ajror ndaj bazës së Gardës Revolucionare të Iranit në Deir ez-Zor

Ebu Kemal

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë u plagosën në një sulm me avionë luftarakë të paindentifikuar ndaj bazës së Gardës Revolucionare të Iranit të cilët janë të përfshirë në radhët e regjimit të Asadit në rajonin Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet në rajon, mësohet se dje brenda ditës është kryer sulm ajror ndaj bazës Imam Ali të Gardës Revolucionare të Iranit në zonën Al-Bukamal në rajonin Deir ez-Zor në kufi me Irakun.

Në sulmin e kryer me avionë luftarakë të paidentifikuar humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 4 të tjerë nga Garda Revolucionare e Iranit.

Irani nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Deri më tani përgjegjësia për sulmin ajror në fjalë nuk është marrë përsipër nga askush.

Prania e grupeve me mbështetje iraniane në Deir ez-Zor

Deir ez-Zor i cili ndodhet pranë kufirit Siri-Irak, është një qytet në pozicionin që siguron lidhjen tokësore e cila shtrihet nga Irani në Liban. Gjithashtu nga ky qytet kalojnë rrugët tregtare dhe linjat e tubacioneve që vijnë nga Iraku dhe Jordania.

Qendra dhe pjesa perëndimore e Deir ez-Zorit me ndihmën e grupeve me mbështetje iraniane dhe të Rusisë, u mor nën kontroll nga regjimi i Asadit në nëntor 2017 pas tërheqjes së DEASH-it.

Grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane të cilat janë bërë forca tokësore e regjimit, kanë prani intensive në Deir ez-Zor.

Grupet me origjinë iraniane, irakiane, libaneze, afgane dhe pakistaneze të vendosura në Deir ez-Zor ku jetojnë arabët sunitë, komandohen nga anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit.

Ndërkohë territoret e Deir ez-Zorit që mbesin në lindje të lumit Eufrat janë nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK e mbështetur nga SHBA-ja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.