Presidenti Erdogan mbërrin në Etiopi për vizitë zyrtare
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Addis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë, për një vizitë zyrtare
Addis Ababa
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Addis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë, për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu.
Erdogan dhe delegacioni i tij u mirëpritën në Aeroportin Ndërkombëtar Addis Ababa Bole, nga kryeministri etiopian Abiy Ahmed, ministri i Jashtëm Gedion Timothewos dhe ambasadori turk në Etiopi Berk Baran.
