Emel Gözellik
25 Shkurt 2021•Përditësim: 25 Shkurt 2021
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka hequr kufizimet e vendosura nga ish-presidenti Donald Trump ndaj kartës jeshile e cila siguron leje për të jetuar dhe punuar në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biden në një njoftim tha se kufizimet mbi kartën jeshile nuk i shërbejnë interesave të SHBA-së dhe se dëmtojnë ekonominë amerikane.
Duke theksuar se ka hequr kufizimet mbi kartën jeshile, Biden tha se ndalesat e sjella nga Trump kanë penguar bashkimin e familjeve.
Ish-presidenti Trump duke treguar si arsyetim papunësinë e shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), vitin e kaluar mori vendim për të kufizuar praktikën e kartës jeshile dhe hyrjen e punonjësve të huaj në vend me "qëllimin për të mbrojtur shtetasit amerikanë".