Bota

Presidenti Biden heq kufizimet për kartën jeshile

Biden në një njoftim tha se kufizimet mbi kartën jeshile nuk i shërbejnë interesave të SHBA-së dhe se dëmtojnë ekonominë amerikane

Emel Gözellik   | 25.02.2021
Presidenti Biden heq kufizimet për kartën jeshile

Ankara

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka hequr kufizimet e vendosura nga ish-presidenti Donald Trump ndaj kartës jeshile e cila siguron leje për të jetuar dhe punuar në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden në një njoftim tha se kufizimet mbi kartën jeshile nuk i shërbejnë interesave të SHBA-së dhe se dëmtojnë ekonominë amerikane.

Duke theksuar se ka hequr kufizimet mbi kartën jeshile, Biden tha se ndalesat e sjella nga Trump kanë penguar bashkimin e familjeve.

Ish-presidenti Trump duke treguar si arsyetim papunësinë e shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), vitin e kaluar mori vendim për të kufizuar praktikën e kartës jeshile dhe hyrjen e punonjësve të huaj në vend me "qëllimin për të mbrojtur shtetasit amerikanë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın