Haydar Hadi
31 Maj 2017•Përditësim: 01 Qershor 2017
MUSUL (AA) - HAYDAR HADİ
Organizata terroriste DEASH ka humbur afërsisht 80 për qind të hapësirës dominuese në territoret e Irakut, ku në vitin 2014 i kishte nën kontroll një të tretën e këtyre territoreve, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata vazhdon të ketë nën dominimin e saj rajonet perëndimore të Mosulit dhe Telaferin, zonë ku jetojnë turkmenët pavarësisht operacioneve të cilat nisën nga forcat e irakiane 7 muaj më parë me mbështetjen ajrore të koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve.
Forcat irakiane të cilat 4 muaj më parë çliruan plotësisht pjesën lindore të Mosulit, vazhdojnë operacionet e tyre në rajonet perëndimore në të cilat DEASH-i ka kryer më shumë rezistencë dhe sulme më intensive. Në kuadër të operacioneve të nisura më 17 tetor 2016 me mbështetjen ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar deri më tani nga organizata në Mosul janë rimarrë 85 për qind e territorit.
Organizata terroriste DEASH gjatë operacioneve në Mosul ka humbur vende të rëndësishme si banesat qeveritare, aeroportin e Mosulit, kampin ushtarak Gizlani dhe qendrën e energjisë elektrike Jarmuk, nga ku kryhet shpërndarja e energjisë elektrike në të gjithë qytetin.
DEASH krahas rajoneve Telafer dhe Ijazijje vazhdon të mbajë nën kontroll edhe zonat Kaim, Rava dhe Ana në Enbar si dhe zonën Hvixhe e cila përfshin një territor të rëndësishëm të Kirkukut.
Vazhdojnë konfliktet në Mosulin e vjetër
Ushtria e Irakut në qytetin ku ka rimarrë një pjesë të madhe të tij vazhdon konfliktet intensive me militantët e DEASH-it në zonën e Mosulit të vjetër dhe lagjet e lidhura me të Zenxhili, Shifa dhe Sahha.
Gjithashtu forcat irakiane kanë njoftuar se kanë shkatërruar një numër të madh të depove të armatimeve që i përkasin organizatës përreth Xhamisë së Madhe të Mosulit (Xhamia Nuri) ku lideri i DEASH-it shpalli të ashtuquajturin kalifat.
"DEASH-i përdor snajperët"
Ndërsa theksohet se forcat e Irakut në Perëndim të Mosulit nuk kanë realizuar planin për pastrimin e plotë të DEASH-it përpara muajit të Ramazanit.
Një komandant i nivelit të lartë në ushtrinë e Irakut i cili nuk dëshiron identifikimin e emrit për gazetarin e AA-së tha se "DEASH-i me snajperë pengon në masë të madhe përparimin tonë në rajonin e Mosulit të vjetër që është kalaja e fundit në qytet. Kjo gjë shkakton zgjatjen e operacionit duke vështirësuar përparimin sipas kalendarit që kemi përcaktuar."
Milicët me mbështetje nga Irani në kufirin me Sirinë
Në operacionin për çlirimin e Mosulit krahas forcave të ushtrisë dhe policisë marrin pjesë edhe grupet e armatosura të lidhura me forcën milice Hashdi Shabi, që mbështeten nga Irani.
Pas deklaratës së kryer ditë më parë nga kryeministri irakian, Hajdar el-Ibadi, se forcat Hashdi Shabi kanë mbërritur në kufirin Irak-Siri vëmendja është kthyer në këtë rajon. Theksohet se milicët me prirje nga Irani duke marrë nën kontroll kufirin në fjalë zbatojnë një strategji plotësuese të linjës së furnizimit dhe logjistikës me Sirinë.
Pavarësisht se nga Kuvendi i Irakut i është konsideruar si "institucion zyrtar i sigurisë, Hashdi Shabi me zbatueshmëritë e tij në Tikrit, Dijala, Felluce dhe në shumë rajone të tjera sunnite të cilat në raportet ndërkombëtare hyjnë si praktika sektare arbitrare si dhe për shkak të shkeljeve të të drejtave ngjall një shqetësim se do të jetë fokusi i rreziqeve të reja pas DEASH-it në Irak.
Ndërsa bëhet e ditur se në rajonet nën kontrollin e DEASH-it në perëndim të Mosulit janë bllokuar 150-200 mijë civilë. Forcat e Irakut për evakuimin e civilëve po përpiqen për të hapur korridore të sigurisë.