Bota, Koronavirusi

Portugalia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19

Gjendja e jashtëzakonshme mundëson që qeveria në pjesën më të madhe të vendit të vendos orë policore në mbrëmje edhe për fundjavë

Ekip  | 20.11.2020 - Përdıtësım : 20.11.2020
Portugalia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19

Lisbonë

Parlamenti i Portugalisë ka votuar për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për edhe dy javë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjendja e jashtëzakonshme mundëson që qeveria në pjesën më të madhe të vendit të vendos orë policore në mbrëmje edhe për fundjavë.

Pritet që zyrtarët në mënyrë shtesë të ashpërsojnë kufizimin e lëvizjes në zonat ku është e lartë shkalla e infektimit. Ekspertët shëndetësorë theksojnë se rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19 do të arrijë kulmin javën e ardhshme.

Numri kumulativ 14-ditorë i Portugalisë me raste të COVID-19 për 100 mijë banorë është 769, që është më i lartë se në Spanjën fqinje, Francë dhe Itali, tregojnë të dhënat e Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Në Portugali deri më tani janë konfirmuar më shumë se 239 mijë raste me koronavirus ndërsa si pasojë e sëmundjes kanë vdekur 3.701 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın