Bota

Pompeo: Tërheqja e SHBA-së nga Siria në faza

Në deklaratën e Qeverisë së Irakut thuhet se gjatë takimit u bisedua edhe për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, duke shtuar se Pompeo nuk ka përmenduar asnjë afat kohor

Said İbicioğlu  | 10.01.2019 - Përdıtësım : 10.01.2019
Pompeo: Tërheqja e SHBA-së nga Siria në faza

Bagdad

BAGDAD (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë vizitës në Irak tha se SHBA do të tërhiqet nga Siria në faza dhe në mënyrë të planifikuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Pompeo gjatë vizitës së tij në Bagdad u prit nga kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi.

Në deklaratën e Qeverisë së Irakut thuhet se gjatë takimit u bisedua edhe për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, duke shtuar se Pompeo nuk ka përmenduar asnjë afat kohor.

Pompeo tha se SHBA-të kanë vendosur që zbatimin e vendimit të tërheqjes ta bëjnë në koordinim dhe bashkëpunim me Irakun.

Abdul-Mahdi theksoi rëndësinë e luftës kundër DEASH-it, si dhe marrëdhëniet SHBA-Irak në disa fusha, kryesisht në energji dhe ekonomi.

Sekretari amerikan Pompeo mbërriti në një vizitë të papritur në Bagdad, ku u takua me presidentin e Irakut Barham Salih dhe me kryetarin e Parlamentit të Irakut, Mohammed al-Halbusi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın