Dildar Baykan
10 Janar 2019•Përditësim: 10 Janar 2019
NEW YORK (AA) - Miliarderi amerikan Jeff Bezos, themeluesi i kompanisë Amazon, të cilin revista "Forbes" e shpalli njeriun më të pasur në botë, njoftoi të mërkurën se do të shkurorëzohet nga bashkëshortja e tij MacKenzie pas 25 vitesh martesë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Duam të njoftojmë opinionin për ndryshimet në jetën tonë. Kemi vendosur të ndahemi dhe të vazhdojmeë tutje si miq", kanë shkruar Jeff Bezos (54) dhe bashkëshortja e tij MacKenzie (48) në një postim në Twitter.
"Do të vazhdojmë të jemi familje dhe miq të mirë", shkruante në fund, duke theksuar se gjatë 25 viteve martesë "kanë bashkëpunuar në projektet e biznesit".
Çifti Bezos, të cilët kanë 4 fëmijë, u njoftuan ndërsa të dy punonin në një kompani investuese. D.E. Shaw, shumë kohë para se Jeff të themelojë Amazon-in.
Revista "Forbes" të mërkurën pasurinë e Bezos e vlerësoi në 137 miliardë dollarë.