Bota

Pompeo: Kriza në Libi nuk ka zgjidhje ushtarake

"Kriza në Libi nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se zgjidhja e vetme është një udhërrëfyes politik në përputhje me rezultatet e Konferencës së Berlinit", tha Pompeo

Enes Canlı  | 22.05.2020 - Përdıtësım : 23.05.2020
Pompeo: Kriza në Libi nuk ka zgjidhje ushtarake

Ankara

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Libisë, Fayez al-Sarraj, theksoi se "kriza në Libi nuk ka zgjidhje ushtarake", transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të kryeministrisë libiane, Sarraj dhe Pompeo, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me zhvillimet e fundit në Libi.

Pompeo në bisedë ka theksuar se "kriza në Libi nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se zgjidhja e vetme është një udhërrëfyes politik në përputhje me rezultatet e Konferencës së Berlinit", duke bërë të ditur dëshirën e administratës amerikane për përfundimin e problemeve që njerëzit në Libi janë duke i përjetuar dhe sigurimin e stabiliteti në këtë vend.

Sarraj, nga ana e tij, ka vlerësuar dëshirën e SHBA-së në lidhje me sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit në SHBA.

"Qeveria në Libi, është duke luftuar një luftë për të cilën është detyruar. Qeveria, është duke zmbrapsur sulmin që ka zhvendosur nga vendet e tyre qindra mijëra njerëz, ka shkatërruar infrastrukturën dhe vret popullin", tha Sarraj.

Ushtria libiane në periudhën e fundit korri shumë suksese ushtarake kundër milicët e Khalifa Haftarit, liderit të jashtëligjshëm në lindje të vendit, ndërsa para disa ditësh kishte çliruar edhe Bazën Ushtarake strategjike al-Watiya në perëndim të vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın