Ekip
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) – Policia gjermane në hyrje të vendit ka zbatuar kontroll të trenave transportues që vijnë nga Austria, pasi dhjetëra migrantë kanë hyrë në Gjermani si udhëtarë "të fshehur" në ternat e tillë gjatë disa javëve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia federale nënvizon se kontrolli i automjeteve të rënda ka filluar të enjten në Raublingu, në jug të qytetit bavarez Rosenheim, rruga që shpie drejt Austrisë dhe Italisë perëndimore.
Më tej thuhet se policia në Bavari në tetor dhe nëntor ka regjistruar 180 persona që kanë nisur një udhëtim të rrezikshëm, jo vetëm duke u vendosur në trenat transportues, por në disa raste edhe nën to.
Kontrollet janë masë shtesë që ndërmerren siç janë përforcimi i patrullës policore në terminalet transportuese në Mynih. Nga policia theksuan se ka mundësi që për këtë shkak të vjen deri tek çrregullimi i caktuar në orarin e vozitjes.