Ömer Yetkin Acar
09 Shkurt 2017•Përditësim: 09 Shkurt 2017
SAO PAULO (AA) - Punonjësit e policisë që protestojnë kundër projektligjit për moshën e pensionit dhe përfitimet në kryeqytetin e Brazilit, Brasilia, bastisën Kuvendin e Përfaqësuesve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e organizuar nga Unioni i Punonjësve të Policisë së Brazilit (UPB) para ndërtesës së Kuvendit të Përfaqësuesve afërsisht 3 mijë punonjës të policisë kanë protestuar kundër projektligjit i cili do të jetë ndryshimi më i madh në sistemin e sigurisë të kryer që nga kushtetuta e vitit 1988.
Punonjësit e policisë kanë tentuar të hyjnë drejt Asamblesë së Përgjithshme, ku pasi kanë thyer barrierat në korridor janë përballur me punonjësit e sigurisë të parlamentit të cilët kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës.
Kryetari i Kuvendit të Përfaqësuesve, Rodrigo Maia, ka pohuar se njëri prej punonjësve të policisë të cilët nuk u lejuan të hyjnë në Asamblenë e Përgjithshme ka kërcënuar me armë një prej punonjësve të sigurisë.
Punonjësit e sigurisë së parlamentit pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës kanë mundësuar zmbrapsjen e policëve, duke mbyllu hyrjet me barrikada.
Dislokohen 1.000 ushtarë në qytetin Vitoria në Brazil për të mbajtur rendin
Guvernatori i shtetit Espirito Santo deklaratën e tij për media në juglindje të Brazilit, Cesar Colnago, ka njoftuar se 1.000 ushtarë të dërguar si përforcim nga ana e qeverisë nuk mjaftojnë për të parandaluar incidentet dhe se do të kërkohen më shumë njësi përforcimi nga ana e qeverisë.
Kryetari i Njësisë së Sigurisë Publike Andre Garcia, në deklaratën e tij për media është shprehur se njësitet e para të përforcimit prej 1.000 pjesëtarëve të dërguar nga ana e qeverisë federale kanë ndikuar në uljen e ushtrimit të dhunës, por ai ka potencuar se duhet të dërgohen edhe 1.000 ushtarë të tjerë.
Të afërmit e policëve në këtë shtet, prej kësaj fundjave e këtej, nuk lejojnë që policët të dalin nga stacionet. Të afërmit e policëve kanë parashtruar kërkesë për rirregullimin e pagave të policëve, si dhe të paguhet kompensim për ushqimin, ndërrimin e natës dhe të paguhet kompensim për rrezikun me të cilin ballafaqohen gjatë punës së tyre.
Dje, demonstruesit të mbledhur para stacionit policor në qytetin Vitoria të këtij shteti, kanë kërkuar kthimin sa më të shpejtë të policisë në detyrë.
Demonstruesit kanë bllokuar rrugën para stacionit policor. Njësitë ushtarake të dërguar si përforcime, intervenuan mbi demonstruesit që kanë djegur kontejnerët e mbeturinave. Po ashtu, ka patur edhe përleshje ndërmjet demonstruesve dhe të afërmve të policisë, ndërsa forcat e sigursë kanë përdorur gaz lotsjellës.
Sipase ligjeve të Brazilit, policët nuk kanë të drejtë të bëjnë grevë ose të ndalin punën e tyre. Policët që u bashkangjiten këtyre aktiviteteve, dënohen me dy vjet burg. Për këtë shkak, policët protestojnë nëpërmjet familjarëve të tyre.
Në ndërkohë, njoftohet se është rritur krimi në përmasa të mëdha pasi që policët nuk largohen nga stacioni policor.
Autoritetet e shtetit informojnë se vetëm në qytetin Vitoria nga dita e shtunë e deri më tani kanë ndodhur 87 raste të vrasjes dhe 200 raste të plaçkitjes së automjeteve. Shkollat, institucionet shëndetësore, vendet e punës, filialet e bankave si dhe qendrat tregtare në qytetin Vitoria kanë mbetur të mbyllura.