Felix Nkambeh Tih,Ekip
14 Mars 2017•Përditësim: 15 Mars 2017
MOGADISHU (AA) - Piratët somalezë kanë rrëmbyer një tanker komercial të naftës në Oqeanin Indian, raporton Anadolu Agency (AA).
Roja bregdetare në rajonin Puntland deklaroi për AA të martën se së paku 15 piratë të shoqëruar nga disa peshkatarë kanë rrëmbyer të hënën në mbrëmje një tanker i cili ka lundruar me flamurin e Emiratëve të Bashkuara Arabe.
“Mund të konfirmoj se piratët somalezë janë të përfshirë. Anija është dërguar në qytetin Alula në Puntland”, deklaroi Abdi Adde nga Roja bregdetare.