Mohamed Sabry Emam Muhammed
14 Mars 2017•Përditësim: 15 Mars 2017
KAJRO (AA) – Një prokuror egjiptian të hënën urdhëroi lirimin e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, nga burgu për herë të parë që nga viti 2011, bëri të ditur një burimi gjyqësor, raporton Anadolu Agency (AA).
Mubarak, i cili sundoi Egjiptin për tri dekada, u përmbys nga pushteti në vitin 2011, pas një kryengritjeje popullore.
Ai u burgos në prill të vitit 2011 dhe u dërgua në gjyq për disa akuza, duke përfshirë për korrupsion dhe vrasje të revolucionarëve kundër regjimit, por ai u lirua nga akuzat.