Sinan Doğan
28 Nëntor 2021•Përditësim: 29 Nëntor 2021
Në Peru qindra persona, shumica gra dolën në rrugë me qëllim për të protestuar kundër dhunës ndaj grave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin e Perusë, qindra persona u mblodhën në qendrën historike të kryeqytetit Lima me organizimin nga shumë grupe për të drejtat e grave dhe organizatave joqeveritare për të protestuar krimet në rritje kundër grave në vend.
Në pankartat në duar protestuesit mbajtën fotografitë e grave të vrara kohët e fundit dhe kërkuan rritjen e dënimeve parandaluese dhe të sigurisë për jetën.
Sipas të dhënave të marra nga Zyra e Ombudsmanit, çdo ditë në vend humbin mesatarisht 36 gra dhe për një kohë të gjatë nuk ka asnjë informacion rreth tyre.
Që nga fillimi i vitit e deri më tani në vend janë vrarë 132 gra, ndërkohë kjo shifër në vitin 2020 është regjistruar 127.