Bota, Koronavirusi

Peru, arrin në 3.244 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Peru thuhet se me 96 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 3.244 numri i vdekjeve nga COVID-19

Sinan Doğan   | 23.05.2020
Peru, arrin në 3.244 numri i vdekjeve nga COVID-19 ( Juanjo Fernandez - Anadolu Agency )

Ankara

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në shtetin e Amerikës Latine, Peru, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 96 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Peru thuhet se me 96 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 3.244 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend ndërsa me 2.929 rastet e reja ka arritur në 111.698 numri i rasteve me COVID-19.

Ndërkohë bëhet e ditur se numri i të shëruarve nga virusi ka arritur në 44.848.

Për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve dhe të rasteve në Peru, presidenti Martin Vizcarra zgjati deri më 30 qershor gjendjen e jashtëzakonshme e cila zbatohet në vend që nga 16 marsi e deri më tani.

Karantina e shpallur më 16 mars në vend, për herë të fundit ishte zgjatur deri më 24 maj duke bërë disa lehtësime.

Në Peru rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 6 mars ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın