Bota

Pentagoni zgjeron misionin kufitar deri në shtator

SHBA ka bërë të ditur se do të vazhdojë misionin e mbështetjes së ushtrisë amerikane në kufirin jugor me Meksikën deri në muajin shtator, me këtë duke arritur një vendosje të trupave atje prej afro një viti

Umar Farooq  | 15.01.2019 - Përdıtësım : 15.01.2019
Pentagoni zgjeron misionin kufitar deri në shtator

Washington

WASHINGTON (AA) - Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve ka bërë të ditur se do të vazhdojë misionin e mbështetjes së ushtrisë amerikane në kufirin jugor me Meksikën deri në muajin shtator, me këtë duke arritur një vendosje të trupave atje prej afro një viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Afër pesë mijë trupa, duke përfshirë forcat e Gardës Kombëtare, aktualisht janë të vendosur në kufi pasi janë dërguar në përgjigje të kërkesës së presidentit Donald Trump dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare në tetor.

Trupat u dërguan për të vështirësuar pikat kryesore të hyrjes përgjatë kufirit në përgjigje të karvanëve të mëdhenj të emigrantëve që kishin marshuar në rrugën e tyre nga Amerika Qendrore për të arritur në SHBA.

“Në përgjigje të kërkesës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) të 27 dhjetorit të vitit 2018, ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Pat SHanahan, të aprovuar për ndihmë të Departamentit të Mbrojtjes për DHS-në deri më 30 shtator të vitit 2019”, tha Pentagoni në një deklaratë me shkrim.

“DOD po kalon në mbështetjen e saj në kufirin jugperëndimor në forcimin e portave të hyrjes në mbikëqyrjen dhe zbulimin e lëvizshëm, si dhe në vendosjen e telave në mes të portave të hyrjes. DOD do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për aviacion”, shtoi Pentagoni.

Muajin e kaluar, sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis, vazhdoi vendosjen e trupave në kufi deri në fund të janarit, që fillimisht duhej të përfundonte më 15 dhjetor.

Pentagoni fillimisht vlerësoi koston e vendosjes në 72 milionë dollarë, por shuma tani mund të jetë dukshëm më e lartë.

Ndërkohë, me mbylljen e pjesshme të qeverisë, Trump kërkon një projekt-ligj të ardhshëm që qeveria të përfshijë para për të financuar muret kufitare, të cilat ai fillimisht u zotua se Meksika do të paguante.

Mbyllja e vazhdueshme aktuale të shtunën u bë mbyllja më e gjatë në historinë e SHBA-ve, përderisa Trump vazhdon të këmbëngulë për financimin e murit, një kërkesë që demokratët e kanë rezistuar fuqishëm.

Rreth 800 mijë punëtorë federalë janë kapur në rrugë pa krye, pa asnjë fund në horizont.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.